Zëvendësministrja Bakija-Deva pret në takim deputetin kantonal të Gjenevës
06 prill 2018
| 11:50
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur sot në takim deputetin në parlamentin kantonal në Gjenevë, njëherësh drejtor ekzekutiv nga Klubi Zviceran i Shtypit, Guy Mettan, dhe presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare Tahir Shabani.
Në këtë takim zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve dhe organizimin e promovimeve kulturore në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare në mes të Kosovës me Gjenevën, Francën dhe Brukselin, duke favorizuar diplomacinë parlamentare kulturore për Kosovë.
Po ashtu, Bakija-Deva ka biseduar edhe për favorizimin e kulturës, sportit dhe rinisë në mes këtyre vendeve.
/Epoka e re/