Zëvendësministrja Bakija-Deva priti në takim organizatorët e ekspozitës “Kosovo NEXT10”
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit që organizuan ekspozitën “Kosovo NEXT10” me kuratoren Chiayo Kuo.
“Kosova NEXT10” është një ekspozitë që bënë vizualizimin e Kosovës në dhjetë vitet e ardhshme.
Zëvendësministrja Bakija-Deva ka theksuar se nëpërmjet veprave të artit interaktiv, ekspozita udhëzon vizitorët të eksplorojnë aspektet e ndryshme të Kosovës dhe të kontribuojnë me idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës në krijimin kolektiv për ta ndarë atë me të tjerët.
“Duke e parë nga afër ekspozitën dhe vazhdimin e saj, ky projekt jo vetëm që krijoj një moment historik në ndërveprimin midis qytetarëve kosovarë dhe atyre tajvanez, por gjithashtu do të krijojë mundësi për njerëzit që të mbledhin dhe ndajnë idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës së bashku.
Ne si institucion besojmë se duke mbështetur idetë dhe vlerat e shkëmbimit midis dy shoqërive mund të na ndihmojë të përmbushim sfidat dhe të hapim komunikimin midis Azisë dhe Evropës Juglindore jo vetëm në aktivitete kulturore, por edhe në aspektin ekonomik, politikë dhe më gjerë”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva.
Në fund të këtij takimi, Bakija-Deva ka dhënë edhe një intervistë për Televizionin Global News-Taiwan, në të cilën ka folur më gjerësisht në lidhje me ekspozitën në fjalë dhe përkrahjen e MKRS-së në projekte të tilla.
Gjithashtu duke mos harruar edhe projektet e shumta (Pjesëmarrjen e 26 filmave tajvanez në festivalin vjetor ndërkombëtar DokuFest-2018, si dhe ekspozitën “Autostrada Bienale” të kuratorit tajvanez Manray Hsu në vitin 2017) që promovojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë.
/Epoka e re/