Zëvendësministrja Bakija-Deva takoi përfaqësues të Këshillit të Evropës
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur në takim të mërkurën zëvendësdrejtorin e Këshillit të Evropës, Vahagn Muradyan dhe Josef Huber, koordinator i projektit që do të përkrahë Këshilli i Evropës, konkretisht Departamenti i Edukimit.
Projekti pritet të implementohet në Kosovë dhe ka për qëllim nxitjen e përputhshmërisë përmes arsimit për demokraci dhe mësim gjuhësor.
Projekti u tha se pritet të jetë mjaft interesant dhe profitabil në shumë aspekte, kulturor, social dhe ekonomik, sepse përmes tij parashihet të rritet vetëdijesimi i qytetarëve që përmes gjuhës të thyhen barrierat e komunikimit mes komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Në takim u vlerësua se gjuha dhe dialogu ndihmojnë që komunitetet të avancohen duke mënjanuar përfshirjen e politikës por duke përdorur mekanizma tjerë për rritje të mirëkuptimit.
Zëvendësministrja u zotua se MKRS do të jep kontributin e saj në mënyrë që projekti të realizohet me sukses.