Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva feston 8 Marsin më ndryshe
Zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, këtë 8 Mars e ka festuar ndryshe se herëve tjera.
Ajo ka vizituar sot Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, për të parë nga afër jetën e këtyre grave në këtë institucion.
“Gratë ishin ato të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre peshën e rëndë të mbijetesës, të rezistencës paqësore, të luftës dhe pa dyshim që ndërtimi i paqes nuk mund të arrihej pa to”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”, zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva.
Postimi i plotë i zëvendësministres:
Sot, këtë ditë të veçantë për ne gratë, vendosa ta kaloj bashkë me 35 gratë e shtëpisë së Pleqve në Prishtinë!
Gratë ishin ato të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre peshën e rëndë të mbijetesës, të rezistencës paqësore, të luftës dhe pa dyshim që ndërtimi i paqes nuk mund të arrihej pa to.
Gratë e Kosovës dëshmuan se janë shtyllë e shoqërisë dhe kontributi i tyre është kyç në çdo fazë të zhvillimit të saj.
Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!