Zëvendësministrja Daulina Osmani inspekton nga afër punët në stadiumin e Gjakovës

14 nëntor 2024 | 15:32

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani vizitoi sot qytetin e Gjakovës, ku u takua me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Bashkë diskutuan për përgatitjet që po bëhen në kuadër të organizmit të Lojërave Mesdhetare, si dhe projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe Komunës së Gjakovës. Pas takimit vizituan stadiumin e qytetit për të parë nga afër punimet që po zhvillohen aty”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Qyteti i Gjakovës së shpejti do ta kenë stadiumin modern të nivelit ndërkombëtar.  Ky stadium me investim prej 9 milionë eurosh, është duke u ndërtuar në kuadër të planit 5 vjeçar të infrastrukturës sportive të futbollit dhe do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Manchester United, Matthijs de Ligt, ka folur për…