Zëvendësministrja e MPJD-së: Së shpejti emërohen ambasadorët e rinj

30 qershor 2021 | 16:28

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi, ka thënë se janë në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj. Ajo ka bërë me dije se së shpejti do të bëhen publik emrat e tyre.

Në raportimin e saj për 100 ditë qeverisje, Gashi ka theksuar nevojën e ligjit për shërbimin e jashtëm, për çka ka thënë se tashmë e kanë përfunduar draftin e tij.

Në mungesë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla e cila gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit, zëvendësja e saj, derisa ka treguar për punët e kësaj ministrie për 100 ditët e para të qeverisjes, duke thënë se fillimisht kanë bërë skenimin e situatës në ministri.

“Në kudër të punës së brendshme të 100-ditëshit përpos skenimit të situatës, në muajin mars dhe prill situatës faktike dhe adresimit të çështjeve administrative dhe teknike në kuadër të kërkesave të shërbimit nga jashtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka iniciuar reformën e brendshme të nisur me propozim vendimin për shkarkimin e 13 ambasadorëve të cilët u dekretuan nga presidentja. MPJD ka dërguar po ashtu vendime për kthimin e këtyre ambasadorëve të shkarkuar dhe aktualisht është në proces të emërimi të ambasadorëve të rinj që do të jenë shumë shpejt publik”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë me dije se tashmë e kanë përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm.

“Kemi përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm i cili është esencial për funksionimin e shërbimit të jashtëm dhe për ristrukturimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, por edhe evidentimin e parregullsive të mëhershme që kanë ndodhur në kuadër të procesit të rotacionit dhe gradimeve”, ka thënë ajo.

Në mesin e aktiviteteve të ministres Gërvalla, ajo ka përmendur edhe pjesëmarrjen në e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Gjithashtu ka bërë të ditur se ministrja Gërvalla ka zhvilluar 39 takime me përfaqësues diplomatik të akredituar në Kosovë, ka pasur katër vizita asht vendit, pesë vizita të nivelit të lartë në Kosovë, tetë video konferenca dhe takime virtuale, si dhe ka bërë skanimin e tetë kontratave aktive në kuadër të MPJD-së dhe ka ofruar pëlqimin e 45 marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Doktori i mrekullive’ i ka dhënë fund beqarisë! Aktori i…