Zëvendësministrja e Shëndetësisë viziton lehonat në kuadër të javës për ushqyerjen me qumësht gjiri
Në kuadër të Javës për Ushqyerjen me Qumësht Gjiri, zëvendësministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku, së bashku me zv/shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Samuel Fisher, zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, vizituan Klinikën e Gjinekologjisë, Repartin e Lehonisë.
Gjatë kësaj vizite, lehonat u informuan për përfitimet e shumta të ushqyerjes me qumësht gjiri, i cili përmban vitamina dhe minerale esenciale, ofron mbrojtje kundër infeksioneve dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit afatgjatë të foshnjave.
Ndërsa Zv/ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se “Ushqyerja me qumësht gjiri është dhurata më e mirë që një nënë mund t’i japë fëmijës së saj”.
Gjithashtu, u shpërndanë pako simbolike me materiale mbështetëse për ushqyerjen me qumësht gjiri.
Java e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri ka filluar më 1 gusht dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht me aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese.