Zëvendësministrja Gashi: Dialogu parimor nënkupton proces të bazuar në reciprocitet

23 qershor 2021 | 11:08

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se shoqëria është duke kërkuar integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ajo ka thënë se struktura politike është e vendosur ta sigurojë këtë integrim.

“Integrimi euroatlantik është me të vërtetë çështje e konsensusit kombëtar dhe shoqëror. Në Kosovë integrimi euroatlantik nuk është vetëm një çështje bipartizane, por është gjithashtu çështje e konsensusit kombëtar dhe shoqëror. Për shkak se shoqëria e kërkon atë dhe struktura politike është e vendosur ta sigurojë atë”, ka thënë Gashi.

Gashi në konferencën akademike ndërkombëtare me temën: “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”  ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se një dialog parimor nënkupton një dialog të bazuar në reciprocitet.

“Një dialog parimor nënkupton një dialog të bazuar në parimin e reciprocitetit. Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar për dialog. Kosova pa dyshim është e përkushtuar për të drejtat e njeriut për të gjithë, veçanërisht për pakicat. Shpresojmë që pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë”.

“Masat e ndërtimit të besimit kërkohen për të ndihmuar procesin. Personat e zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit duhet të adresohen. Kjo është një çështje e një rëndësie jetike dhe shkon përtej politikës. Është çështje humanitare dhe në fund të fundit ka të bëjë me vlerat e shoqërive të lira dhe demokratike”  është shprehur Gashi, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të 100-ditëshit të qeverisë Kurti, opozita ka drejtuar…