Zëvendësministrja Osmani merr pjesë në “Seoul Olympic Legacy Forum”
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka marrë pjesë në hapjen e “Seoul Olympic Legacy Forum”, nismë e re e trupave shtetëror dhe sportiv të Republikës së Koresë që ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë së Lojërave Olimpike Seul 1988.
“Lojërat Olimpike Seul 1988 vazhdojnë të mbesin model i organizimit të ngjarjeve sportive për nga perspektiva e transformimit të qytetit, diplomacisë publike si dhe për nga zhvillimi dhe ruajtja afatgjate e trashëgimisë së tyre. Edhe në ditët e sotme në qytetin e Seulit frymon organizimi i Lojërave Olimpike të vitit 1988”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Ndërsa nesër Osmani do të prezantohem në “DTM Seoul Forum 2022”, ku do të flas në rolin e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe për përvojën e saj si studente në Kore të Jugut.