Zëvendësministrja Osmani zhvillon takime me institucione dhe organizata sportive të Koresë

18 tetor 2022 | 11:32

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani po qëndron në vizitë në Kore të Jugut për të marrë pjesë në Forumin “Dream Together Seoul Forum 2022”, ndërsa po zhvillon takime të shumta me institucione dhe organizata sportive të Koresë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Osmani është takuar me presidenten e Institutit të Shkencave të Sportit, Younshih Nam dhe studiuesen, Hyunjoo Cho.

“Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale në fushën e sportit në Kosovë dhe Kore, politikat zhvillimore, promovimin e sportit për të gjithë ndërsa u dakorduan për të filluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit”.

“Diskutim me rëndësi ishte edhe ai me Sekretarin Gjeneral të Agjencisë Anti-Doping, Kim Kum-pyoung dhe menaxherin e lartë, Saerom LEE. Zëvendësministrja Osmani i njoftoi me hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt themelimit të Agjencisë Shtetërore Anti-Doping ndërsa Kum-pyoung shprehu gatishmërinë që përvojën dhe ekspertizën e tyre ta ndajnë me vendin tonë”, ka njoftuar MKRS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës ka ndodhur në Komisionin…