Zëvendësministrja Vuniqi: Jemi të përkushtuar në rrugën tonë evropiane
18 prill 2018
| 11:17
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka komentuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka thënë se raporti për Kosovën i publikuar dje nga Komisioni Evropian paraqet një pasqyrë të zhvillimeve gjatë periudhës së kaluar nga viti 2016.
“Është për t’u mirëpritur fakti që KE-ja ka vlerësuar progresin në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe presim që sa me shpejtë ky proces të përmbyllet në dobi të qytetareve të Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar që të përshpejtojmë reformat me qëllim të avancimit sa më të shpejt në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar zëvendësministrja Vuniqi.
/Epoka e re/