Zëvendësministrja Vuniqi kërkon mbështetjen e Estonisë për Kosovën
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar homologun e saj nga Estonia, Matti Maasikas në Dubrovnik ku është duke u mbajtur forumi i Dubrovnikut.
Në këtë takim Vuniqi ka kërkuar nga Maasikas sigurim të mbështetjes për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, në veçanti Interpol.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke theksuar nevojën për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të tyre.
Në vazhdim, zëvendësministrja Vuniqi ka falënderuar homologun e saj për përkrahjen e deritanishme ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe atë të integrimeve evropiane.
Ndërsa zëvendësministri estonez, Matti Maasikas, ka siguroi zëvendësministren Vuniqi se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Estonisë aty ku vendi i tij mund të ndihmojë.
Maasikasi ka kërkuar që zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë stabilizuese për rajonin.
/Epoka e re/