Zëvendësministrja Vuniqi takohet me kryetarin e Linzit të Austrisë
Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur të enjten një delegacion nga qyteti i Linzit të Austrisë, të udhëhequr nga kryetari, Klaus Luger.
Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të shumanshëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qytetit të Linzit, si dhe mundësinë e binjakëzimit të këtij qyteti austriak me një prej qyteteve/komunave të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim, kryetari i Linzit, Luger, ka folur për zhvillimet në qytetin e tij, duke potencuar edhe rëndësinë dhe integrimin e plotë të komunitetit kosovar në këtë qytet.
Nga ana e saj, zëvendësministrja, Vuniqi, ka prezantuar potencialet për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Linzit, i cili është qyteti më industrializuar në Austri, si dhe për mundësitë e investimeve në shtetin tonë.
Më pas, ajo ka nënvizuar vendosmërinë e diplomacisë së Republikës së Kosovës për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Austrinë si dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet qyteteve të të dyja vendeve, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar, që ekzistojnë shumë elemente të bashkëpunimit ndërmjet Linzit dhe Komunave të Kosovës.
/Epoka e re/