Zëvendëson aktivitetin fizik… këto janë disa arsye pse duhet të bësh seks në mëngjes
Zëvendëson aktivitetin fizik… këto janë disa arsye pse duhet të bësh seks në mëngjes.
Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa
Seksi i mëngjesit është çudibërës dhe këto arsye e vërtetojnë:
Kolegët nuk do të të njohin
Në kuptimin e mirë të fjalës. Orgazma çliron dopaminë, ndaj do ta nisësh ditën me energji dhe do të jesh personi më produktiv i zyrës.
Mbase do shmangësh atë dhimbjen e kokës nga mesi i ditës
Orgazma mund të zvogëlojë shanset për dhimbje koke dhe nuk ke pse merr me vete ilaçet, kur ke seksin.
Mund të zëvendësojë aktivitetin fizik.
Është praktikisht e njëjta gjë, por nga seksi merr kënaqësi.
Lëkura jote do të shkëlqejë
Orgazmat janë si grimi natyral dhe në fakt do të kursesh para, sepse blush-in, highlighter-in dhe konturin do t’i kesh falas nga partneri.
Mund të mbash larg mjekun
Ashtu si një mollë në ditë, edhe seksi i mëngjesit të rrit imunitetin dhe ul nivelin e stresit, citon Anabel.
Nuk është aq i pazakontë
34% e njerëzve zgjedhin pikërisht seksin e mëngjesit dhe mund të themi se ata ia dinë lezetin.