Zëvendëspresidenti afgan i shpëton një atentati
Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, ka shpëtuar pa lëndime, nga një sulm i dyshuar i talibanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij, ka bërë me dije policia.
Një zëdhënës i policisë rajonale, ka thënë se sulmuesit kishin sulmuar konvojin e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit.
Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, ka thënë se militantët talibanë e kishin sulmuar konvojin në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad.
Përmes një deklarate, ushtria ka theksuar se katër talibanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë këtyre dy sulmeve.
Përmes një postimi në në llogarinë e vet në “Twitter”, zëdhënësi i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe tha se katër truproja të Dustom janë vrarë.