Zëvendëspresidenti i Iranit konfirmon vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
20 maj 2024
| 07:51
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar.
Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdollahian, u gjetën në mëngjesin e së hënës, pas një operacioni të shpejtë kërkimi.
“Presidenti Raisi, ministri i Punëve të Jashtme dhe të gjithë pasagjerët e helikopterit janë mbytur”, i ka thënë Reutersit një zyrtar i lartë iranian, duke kërkuar që të mos i përmendet emri.
Më vonë vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i këtij shteti, Mohsen Mansouri.
Raisi shihej si pasardhës potencial i liderit suprem Ajatollah Ali Khameneit.