Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian i ofron përkrahje Drenasit për projektet në fushën e arsimit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me stafin ekzekutiv ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Imer Lladrovcin, shef i Konsullatës në Shtutgart dhe Junik Tahiri, zëvendëskryetar i Shoqatës Gjermano-Kosovare.
Kryetari Lladrovci e ka falënderuar Wieland për vizitën dhe përkrahjen që po i jep komunës së Drenasit, duke theksuar se vendi ynë është i bekuar me miqësinë e tij si “Qytetar nderi i Drenasit”.
Ai para Wielandit shpalosi projektet e realizuara dhe planet në vazhdim, duke përmendur edhe raportin e përformancës ku komuna e Drenasit është vlerësuar me çmimin e parë për qeverisje të mirë dhe transparencë komunale.
Ndërsa Wieland ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes për komunën e Drenasit, në veçanti për projektet në fushën e arsimit të cilat do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.