Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian viziton Drenasin
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
“Vizita e zv/presidentit të Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland në Drenas, çdo herë është e mirëpritur, sepse sjell perspektivë, energji të reja dhe motiv për të ngritur performancën, angazhimin dhe bashkëpunimin në dobi të qytetarëve dhe komunës tonë”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka theksuar se me Wieland “Qytetar nderi” i Komunës së Drenasit dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë pasur diskutim të përbashkët edhe me disa drejtorë të drejtorive të komunës duke u fokusuar në qeverisjen e mirë, arsimin, zhvillimin ekonomik, kulturën dhe çështjet me interes të përbashkët.
“Në takim ishte i pranishëm edhe konsulli i deritashëm në Stuttgart, z. Imer Lladrovci me të cilin e kemi shoqëruar z. Wieland edhe në takimet me kryetarët e disa komunave tjera, sipas agjendës së tij. Jemi të bekuar me miqësinë e z. Wieland dhe Gjermanisë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Faecbook”.