![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/2AA4E215-23A5-4B43-B94F-07404092A00A.jpeg)
Zëvendëspresidentja amerikane infektohet me coronavirus
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris rezultoi pozitive për COVID-19 të martën pasi u kthye nga një udhëtim njëjavor në Kaliforni.
“Sot dola pozitiv për COVID-19. Nuk kam simptoma dhe do të vazhdoj të izolohem dhe të ndjek udhëzimet e CDC-së. Jam mirënjohës që jam vaksinuar dy herë”, shkroi Harris në Twitter.
Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentes, deklaroi se Harris “do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentes”.
“Ajo nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin ose Zonjën e Parë për shkak të orarit të tyre të fundit të udhëtimit. Ajo do të ndjekë udhëzimet e CDC-së dhe këshillat e mjekëve të saj”, shtoi Allen.
Zëvendëspresidentja do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative”, pohoi ajo.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden doli dje negativ për Covid-19, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Today I tested positive for COVID-19. I have no symptoms, and I will continue to isolate and follow CDC guidelines. I’m grateful to be both vaccinated and boosted.
— Vice President Kamala Harris (@VP) April 26, 2022