Zëvendëspresidentja Harris në Poloni: Rusia duhet ta paguajë çmimin për pushtimin e Ukrainës
Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka bërë me dije se do të diskutojë me Poloninë çështjet që do ta detyrojnë Rusinë të paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë.
Duke folur sot nga Varshava, ajo ka thënë se Polonia është duke bërë “punë të jashtëzakonshme” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Pas Varshavës, Harrisi do të udhëtojë për në Bukuresht të Rumanisë.
Vizita e Harrisit në Poloni vjen pas vizitës së kryediplomatit amerikan, Antony Blinken në shtetin anëtar të NATO-s.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se ShBA-ja do ta mbrojë çdo inç të shteteve anëtare të NATO-s pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.
I am en route to Warsaw, Poland and later this week to Bucharest, Romania. This trip comes at an important moment as the United States continues to demonstrate unity with our NATO Allies and provide support to the people of Ukraine in response to Putin’s invasion of Ukraine.
— Vice President Kamala Harris (@VP) March 9, 2022