Zëvendësprokurori: Shoferi deklaroi se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes

25 korrik 2021 | 13:59

Zëvendësprokurori komunal i shtetit në Kroaci Slavko Pranjiq, ka thënë se shoferi i autobusit që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

Por, Pranjiqi ka thënë se se kjo do të vërtetohet më vonë.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani”.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, ka thënë Pranjiqi, shkruan “Dnevnik.hr”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iljada Baci është Miss Shqipëria 2020, e cila së fundmi…