Zëvendëssekretari i NATO-s: Intervenuam në Kosovë për të parandaluar një Auschwitz të ri
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se 50 vjet pas Auschwitzit, NATO ka intervenuar në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane.
Geoana ka thënë se Holokausti ishte një ofendim për të gjithë njerëzimin.
“50 vjet pas Auschwitzit, NATO-ja intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane”, ka thënë Geoana para të pranishmëve.
Duke kujtuar Holokaustin, ai ka thënë se më 27 janar 1945, ushtria sovjetike ka liruar 7 000 shpirtra që kishin mbetur të gjallë në Auschwitz.
Por, pesë vjet para kësaj ngjarjeje, së paku 1.1 milion njerëz ishin mbytur prapa rrethojave me gjemba.
“Nazistët vranë më shumë se 6 milionë hebre, por edhe romë, homoseksualë, njerëz të hendikepuar dhe dëshmitarë të Jehovait. I vranë jo për atë çfarë kishin bërë, por për çfarë ishin”, ka thënë ai.