Zëvendëssekretari i NATO-s mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani
07 korrik 2022
| 15:34
Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s, i kryesuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, ka qëndruar të enjten në Kosovë, me ç’rast është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në njoftimin për medie nga NATO, ky delegacion do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.