Zëvendësshefja e zyrës së BE-së në Prishtinë: Kosova ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit
Zëvendësshefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Eva Palatova, përgjatë një Forumi të mbajtur në Selanik, i cili është organizuar nga UNMIK-u, ka folur për qasjen e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Palatova ka thënë se BE-ja është një projekt i vërtetë i paqes, që së fundmi e ka ripërtërirë angazhimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka thënë se një qasje e tillë e BE-së, vjen bashkë me pritjen që Kosova të zbatojë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
“Për Kosovën, kjo vjen me pritjen për të zbatuar marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, ka thënë Palatova.
Ky qëndrim i saj është shpërndarë edhe nga faqja zyrtarë e zyrës së BE-së në Prishtinë në platformën “X”.