Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore në kuadër të masës 3.4
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore se është shtyrë afati deri më datë 19 shtator, për përfitim nga masa 3.4 nga Pakoja e Ringjallje Ekonomike nga COVID-19.
Kjo masë, apo mbështetja e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, të cilat mund të jenë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19.
Ministria fton të gjitha organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë në e-mail adresën [email protected].
Vlera e mbështetjes financiare për çdo kuzhinë popullore, që aprovohet nga Komisioni, është deri 100 mijë euro, varësisht nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i organizatës apo entitetit.
Ky aktivitet ka për qëllim të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar nga pandemia dhe të sigurojë që pjesa e konsiderueshme e mjeteve financiare nga ky financim të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore.