Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

29 mars 2021 | 11:11

Bazuar në vendimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka zgjatur afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e pasqyrave financiare, ashtu siç kërkohet me legjislacionin tatimor dhe Ligjin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore:

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme Hilary Duff  i është gëzuar ardhjes në…