Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve

08 gusht 2024 | 11:21

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës.

Afati është zgjatur deri më 23 gusht, pasi ministri Sveçla ka thënë se ka interesim të madh për aplikim.

“Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Sipas Sveçlës, deri më tani 5 588 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për t’i konvertuar këto dokumente dhe vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 273 aplikime.

Kosova nuk njeh dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç edhe kënga e saj hit “Heart Wants What It…