Zgjatet finalja e “Big Brother Vip”

06 mars 2023 | 14:41

Me datë 24 dhjetor ka nisur “Big Brother Vip Albania 2”, e udhëhequr nga moderatorja Arbana Osmani.

Edhe pse ky format parashihet të zgjas rreth 3 muaj, ky i fundit do të zgjatet sërish.

Burime të Indeksonline pranë Top Channel kanë konfirmuar se ky format do të mbahet deri në gjysmë të muajit maj.

Poashtu të njëjtat burime thonë se do të ftohen edhe banorë të tjerë t’i bashkangjitën këtij reality-show deri në finalen e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezervistët rusë ka të ngjarë se janë duke përdorur “lopata”…