Zgjatja e procesit zgjedhor po sjell skepticizëm për rezultatin
16 nëntor 2019
| 10:26
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se zgjatja e procesit zgjedhor është duke dëmtuar kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se rinumërimi i votave po sjell dyshime dhe skepticizëm për rezultatin që mund të pasojë nga ky proces.
Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se Alternativa është që asnjë vote të mos i humbet vlera.
Ajo ka lavdëruar procesin e bisedimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se për herë të parë po ndodh një diskutim serioz për formimin e një koalicioni qeverisës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)