Zgjedhën edhe nënkryetarët e Kuvendit

22 mars 2021 | 11:41

Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka propozuar për nënkryetare të Kuvendit, Saranda Bogujevcin, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bedri Hamzën, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Kujtim Shala.

Po ashtu, deputetët kanë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit nga radhët komuniteteve joshumicë.

Sllavko Simiq është zgjedhur nënkryetar nga radhët e Listës Serbe, ndërsa Bekim Arifi nga komunitetet joserbe.

Deputetët më ngritje të dorës iu dhanë mbështetje kandidatëve të propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetar i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur me 69 vota Glauk Konjufca.

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i…