Zgjedhen pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

24 qershor 2022 | 23:42

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi janë zgjedhur anëtar të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Edhe pse me vonesa e tensione nga studentët, të cilët kundërshtonin mbajtjen e kësaj mbledhje, pasi sipas tyre, kanë mandat deri më 30 shtator dhe përfaqësuesit e ri e fillojnë mandatin më 1 tetor dhe është e drejta e tyre për të votuar për anëtarë të KD-së me çka u dasht që të intervenonin Polica për të vazhduar votimi ku më pas Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Drejtues të universitetit.

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi morën votat në rundin e tretë të votimit për anëtarë të KD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, sonte ka…