Zgjedhën prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

05 tetor 2020 | 11:25

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Këshilli Drejtues, me shumicë votash, ka zgjedhur prof. dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, prof. as. dr. Rrahim Sejdiu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe prof. as. dr. Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i UShAF-it, prof. dr. Agron Bajraktari, ka falënderuar Këshillin Drejtues që votuan propozimet për prorektorë dhe tha se tanimë Universiteti është i kompletuar nga ana menaxheriale dhe premtoi se do të bashkëpunojnë në maksimum për të mirën e UShAF.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester United,  Ole Gunnar Solskjaer ka marr përgjegjësinë…