Zgjedhen vullnetarët e vitit
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar të mërkurën se Kosova është njëra nga shtetet më aktive në përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ministri Gashi ka theksuar se shteti i Kosovës po e njeh dhe e vlerëson punën vullnetare dhe po mundohet që ta shpërblej atë.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Jemes Mugaju, ka thënë se në Kosovë vullnetarët po ndihmojnë që të promovohet dhe rritet gjithëpërfshirja në shoqëri nëpërmjet aksioneve në komunitet të cilat e krijojnë një mjedis pozitiv.
Mugaju ka theksuar se platforma për vullnetarët është krijuar si urë në mes shkollës dhe punës.
Në fund, ministri Gashi dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it, Jems Mugaju kanë ndarë mirënjohje për pesë vullnetarët dhe dy të tjera për vullnetarët të vitit.
Vullnetarët që morën mirënjohje janë: Gresa Kurtishaj, Adea Baca, Drita Dibrani, Fatlinda Veseli dhe Driera Shala. Ndërsa, vullnetarët e vitit u zgjodhën Donika Veseli, Tringa Mustafa.