Zgjedhet guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas një mandati 7-vjeçar në krye të këtij institucioni.
Sejko siguroi 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi, nga 104 ligjvënës që ndodheshin në sallë në momentin e votimit.
Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.
Detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kush e ka mbajtur më herët këtë detyrë
Ardian Fullani (Tetor 2004 – Shtator 2014)
Prof. Dr. Shkëlqim Cani (Gusht 1997 – Tetor 2004)
Qamil Tusha (Prill 1997 – Gusht 1997)
Kristaq Luniku (Dhjetor 1994 – Prill 1997)
Dylber Vrioni (Shtator 1993 – Dhjetor 1994)
Ilir Hoti (Maj 1992 – Shtator 1993)