Zgjedhet kryetari i ri i Parlamentit irakian
16 shtator 2018
| 15:28
Parlamenti irakian ka zgjedhur ligjvënësin sunit, Muhammad al-Halbusi si kryetar të Parlamentit, derisa vendi po formon qeverinë e re pas muajve të negociatave.
Zgjedhja e Halbusit, shënoi fillimin e procesit që zgjat 90 ditë për finalizimin e Qeverisë.
Halbusi, 37-vjecar, do të jetë kryetari më i ri në historinë e Parlamentit irakian, raporton “Rel”.
Ai u mbështet nga blloku pro-iranian i udhëhequr nga Aleanca Hadi-al Ameri, e ish luftëtarëve paramilitarë.
Posti i zëvendëskryetarit të Parlamentit iu dha Hassan Karim, i cili u mbështet nga kleriku shi’it Muqtada al-Sardr, blloku partiak i së cilit fitoi numrin më të madh të ulëseve.