Zgjedhja e drejtorit të ri të AKK-së, Ambasada e Britanisë e mirëpret vendimin e Kuvendit
Ambasada e Britanisë së Madhe e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Yll Buleshkajt,drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).
Në reagimin e ambasadës britanike është thënë se Buleshkaj ishte kandidati më i mirë në renditjen e ekspertëve britanikë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.
“Mirëpresim vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Yll Buleshkajt për drejtor të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Z. Buleshkaj u rekomandua si kandidati më lart i renditur nga ekspertët e Britarnisë së Madhe që mbështetën panelin për ta drejtuar një proces rekrutimi transparent dhe të bazuar në merita”, është thënë në reagimin e ambasadës.
Kjo ambasadë ka theksuar se Britania e Madhe pret që të punojnë me AKK-në për zbatimin e zotimeve kundër korrupsionit.
1/2
We welcome the decision of 🇽🇰Assembly to appoint Yll Buleshkaj as the new Director of the Anti-Corruption Agency. Mr Buleshkaj was recommended as the highest-ranked candidate by 🇬🇧 experts who supported the panel to run a transparent and merit-based recruitment process.— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) December 29, 2021