Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj publikon vendimin e Apelit
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me zgjedhjen e Pellumb Bajqinovci si kryesues i Kuvendit Komnal të Kryeqytetit.
Më këtë vendim, sipas tij, vërtetohet edhe një herë se demokracia nuk mund të tjetërsohet.
Ky është postimi i Zogajt:
Ky është aktvendimi i Gjykatës së Apelit, me të cilin REFUZOHET si e pabazuar ankesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me zgjedhjen e Pellumb Bajqinovci Kryesues i Kuvendit Komunal të Kryeqytetit. Dhe, me këtë, vërtetohet edhe një herë ajo që e kemi thënë nga dita e parë, se demokracia nuk mund të tjetërsohet, nuk e lejojmë!!!
#Kryeqyteti #Prishtina #Kryesuesi.