Zgjedhja e kryetarit të ri, reagon ashpër Naser Rugova: Në LDK po vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar të ardhshëm.
“D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve. Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, ka shkruar Naser Rugova.
Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kryetari i LDK-së pas rezultatit jo të mirë të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mustafa ka thënë se shumë shpejt do ta zgjedhin liderin e ri të LDK-së.