Zgjedhja e Osmanit presidente vendos Kosovën në një pozicion të rrezikshëm
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti mbështet procesin e formimit të institucioneve që mundësojnë stabilitet politik, por nuk e mbështet kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se Vjosa Osmani është figurë përçarëse.
“Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte de facto dhe de juro, pushtetin absolut, duke kontrolluar presidencën, legjislativin dhe ekzekutivin. Kosova do të udhëhiqej nga një politikan autoritar siç është zotëri Kurti dhe partia e tij politike, duke shuar çdo mekanizëm tjetër të kontrollit dhe balancit – ashtu siç do të duhej të ishte në një demokraci parlamentare. Pra, PDK është kundër sistemit njëpartiak dhe e mbështet vetëm një kandidat konsensual për president”, ka deklaruar Hoxhaj.