ZGJEDHJA QЁ PЁRCAKTON ZGJIDHJEN
Nga: Enver Bajrami – ish aktivist i LVV-së
Huqja e javës e kryeministrit tё vendit me zgjidhjen e njё ekuacion linear me një të panjohur e bёrё virale, mbase nuk do tё merrte jehonë sikur tё mos kishim tё bёjmё me njё reminishencё tё kohёs sё xhaxhit Enver para fatosave me shamikuqet nё qafё qё duartrokisnin tё ekzaltuar si nё kor tё sugjestionuar nga suita përcjellëse e figurave me tipologji tё Lenka Qukos e cila nga mjelësja e lopëve nё kooperative kishte kapur majat deri nё politbyronë komitetit qendror.
Njohuritё e historisё politike nёpёr botё ofrojnё tё dhёna tё mjaftueshme mbi sindromёn e delirit tё madhёshtisё pushtetare ku liderё tё njohur nuk rezistuan dot, pra nuk arritёn tё dёshmohen burrёshtetas. Pra, prekja nga sindroma e deliriumit të rëndësisë dhe gjithëfuqishmërisë pushtetare pёrcakton edhe sjelljen e mbajtjes sё piarit tё figurave tё cilat duan tё jenё pamje shkëlqyese nё çdo fushё jetёsore. Pёr ata qё kanё pasur rastin tё shfletojnё literaturё nga fusha e Matematikёs tё kohёs sё komunizmit nё Shqipёri, nё parathёnje tё çdo libri gjenden fjalitё “Siç ka thёnё shoku Enver …”. Pra, madhёshtia e liderit kishte zёnё vend edhe nё fushёn e shkencёs sё Matematikёs e cila jo rastësisht sot edhe në kurrikulёn arsimore ёshtё fushё nё vehte.
Qё Matematika si “mbretёreshё” dhe “nёnё” e shkencave ekzakte deri mё sot vetёm i ka dhuruar njerёzimit, ajo ёshtё edhe “zonjё” e rёndё e cila nuk falё kur nënçmohet as nga ata qё merren profesionalisht. Sigurisht qё nuk falë, as atëherë kur zgjedhja nuk përkon me zgjidhjen e dëshiruar. Pra, as atёhёrё kur duam x=5 pёr egzaltim tё fatosёve tё cilёt nuk dukeshin sepse kamera fatkeqësisht nuk i kishte ata nё fokus. Se pёrzgjedhja e kёsaj huqje pёr zgjidhje egzaltuese ishte dështim, e mundësoi detyrueshëm “mbretëreshe” Matematikё e cila nuk njeh dëlirë dhe iluzione, e zbriti kryeministrin nga “fluturimi” nё “kёmbё pёr toke” deri nё kёrkim falje (qё nuk ёshtё nё natyrёn e tij) edhe aty ku sigurisht besoj thellësisht tё ketё njohuri mё shumё se nё fushёn e burrёshtetёsisё. Kjo huqje tani mё e konfirmuar nga vet kryeministri ishte e mirёseardhur tё paktёn pёr hirё tё “fatosave” se sa pёr publikun e imunizuar nga skenarё tё dёshtuar nё zgjedhje pёr zgjidhje.
Grekët e vjetër e përdorën fjalën “hubris” për të treguar “sindromёn e teprisё”, mendjemadhësisë, krenarisë dhe arrogancës, por jo sjelljen qё vjen nga një impuls irracional dhe i çekuilibruar, por më tepër për të treguar përpjekjet e vetëdijshme për të kapërcyer kufijtë e vendosur nga shoqëria dhe perënditë. Pra, nënkuptimin e një përbuzje për hapësirën dhe të drejtat e të tjerëve. Le të shpresojmë që vetëdijesimi ynë të bëjë zgjedhje të duhura për zgjidhje të dëshiruara.