“Zgjedhje këtë vit ose tjetrin”, Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme “nëse jo nga fundi i këtij vitit, në vitin 2023 patjetër”.
Themeluesi i Partisë Liberale të Kosovës, ka thënë se ndjehet “dhjetëfish më i fortë” pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, ndërsa ka paralajmëruar se në Kosovë “në pushtet do të vijnë liberal-demokratët”.
“Sepse në vitin 2023 në Kosovë në psuhtet do të vijnë liberal-demokratët. Pse e si, t’ia lëmë vitit 2023”, ka thënë ai për “ATV”.
Pa liberal-demokratë, Dedaj ka thënë se “është vështirë të mendohet se Kosova do të pranohet në Këshillin e Europës dhe NATO.
“Alteranativa e vetme shpresëdhënëse për të ardhmën euro-atlantike të Kosovës është demokracia liberale”, ka thënë ai.
Dedaj ka thënë se planifikon të vjen në pushtet “me votë dinjitoze”.