Zgjedhje pas zgjedhjeve apo koalicione të zorit dhe joparimore
Shkruan: Burim Gjaka
Kanë mbetur edhe disa orë deri në ditën e zgjedhjeve dhe sa më afër kësaj kohe, situata politike po shkon duke u bër më e paqartë. Partitë e ndryshme dhe me ambicie të ndryshme të gjitha po deklarohen se do t`i fitojnë zgjedhjet, mirëpo përveq që kjo nuk është e saktë edhe e komplikon situatën. Këto zgjedhje bëhen edhe më të komplikuara për faktin që Parlamenti i dalur nga këto zgjedhje duhet ta zgjedhë edhe Presidentin, e ky është problem kryesor apo sfida kryesore me të cilën do të përballet fituesi i zgjedhjeve. Problemi bëhet edhe më i madh kur dihet fakti që LVV dhe AAK kanë filluar garën me kandidatë për president në këto zgjedhje, pra kanë filluar garën më kushte, prandaj kushtet vështirësojnë zgjedhjen e Qeverisë.
Bazuar në të gjitha sondazhet por edhe në pritjet nga tereni pritet që Partia e parë në zgjedhje do të dal LVV e ndjekur pas nga PDK, pastaj LDK dhe AAK, mirëpo rezultati i cili do të dalë nga zgjedhjet do të derivoj edhe te problemi ose jo. E kaluara politikie e LVV, vijat e kuqe por edhe raportet e krijuara aspak të mira të LVV me partitë tjera do të jenë boshti i problemit. LVV e cila pretendon të fitoj zgjedhjet mund ta zgjedhë Presidentin dhe Qeverinë, vetëm nëse arrin ti fitoj 61 deputetë, e që po duket se nuk do të ndodhë, përndryshe nuk ka mundësi. Do t`i analizojmë disa nga opcionet e mundshme të zgjedhjes së Presidentit dhe Qeverisë, gjithmonë duke kalkuluar LVV si fituese të zgjedhjeve.
Në rast se LVV mbetet nën 61 deputet, patjetër duhet të hy në koalicion me ndonjë parti shqiptare dhe minoritetet sepse duhet pasur 81 deputetë në dispozicion për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë situatë nëse dëshiron të bëj koalicion me AAK-në atëherë do të përballet me problemin e Presidentit. AAK nuk hyn në Qeveri pa e siguruar postin e Presidentit, ndërsa LVV për t`ia dhënë postin e Presidentit Ramushit duhet ta sakrifikoj Vjosa Osmanin, e cila me këtë kusht edhe ka hyr në koalicion. Ky rrisk do të jetë vështirë i tejkalueshëm edhe për Albinin edhe Vjosën por edhe Ramushin.
Në rast se LVV mbetet nën 50 deputetë duhet të hyj në koalicion me një parti shqiptare më të madhe, këtë rast ose me PDK-në, ose me LDK-në. Nëse vendos për PDK-në prapë duhet ta sakrifikoj Vjosen ose Albinin, pasi që PDK nuk hyn në asnjë kombinim pa njërin nga këto poste dhe gjysmën e qeverisë. Poashtu kalocioni i mundshëm i LVV dhe LDK do të ketë të njëjtat llogari që i ka me PDK-në. Klima politike e krijuar mes këtyre dy partive nuk jep shpresë se mund të ketë koalicion mes këtyre, prandaj LVV duhet të orjentohet tjetër kah. Ndërsa PDK strategjikisht nuk ka llogari që të hy në koalicion me një parti e cila është rritur gjithmonë duke e shar e sulmuar PDK-në. Më mirë për PDK-në do të ishte të mbetet në opozitë sesa të bëhej bashkë me LVV. Një koalicon i mundshëm mes LVV dhe PDK-së mund të jetë stabil, porse edhe do t`i zgjatej jeta në pushtet LVV dhe Albin Kurtit, ndërsa PDK do të vazhdonte të ballafaqohej me ikje të elektoratit ngase është dëshmuar se nuk është i vështirë kalimi nga PDK në LVV.
Opcioni më i keq për LVV mund të jetë nëse mbetet nën 41 deputetë, e që vështirë se mund të ndodhë, sepse pastaj nuk përjashtohet mundësia që Qeverinë ta bëjnë Partitë tjera dhe LVV të mbetej në opozitë. Përfundimisht do të bëhët matematikë shumë më e fortë pas zgjedhjeve sesa tashmë. Kjo mund të jetë mësim edhe për të ardhëmen kryesisht për LVV që në politikë mos të ndërtohen mure dhe blloqe, por të ndërtohen partneritete për të mirën e vendit, sepse kur nuk ke alternativa mbetesh edhe pa zgjedhje. Nuk të mjaftojnë vetëm votat e qytetarëve ngase ky vend është plural dhe me patjetër duhen edhe partner.
Duke par këtë situatë e cila nuk duket aspak premtuese që të kemi institucione të formuara shpejtë e poashtu edhe kur dihet fakti që lideri i LVV-së mbetet ende i penalizuar nga Gjykata deri në shtator, këtu kemi vetëm 2 rrugë. Ose vendi do të shkoj në zgjedhje, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që për mua personalisht është opcioni më i mundshëm edhe pse jo i mirë për vendin, ose do të ndodhë ndonjë koalicion i zorit dhe joprimor i LVV me AAK ose PDK, por që duhet ta sakrifikoj Vjosën. Gjithashtu sfidat që e presin vendin kryesisht në politikën e jashtme dhe raportet me Gjykatën Speciale do të jenë sfida tjera të cilat do të determinojnë situatën që vendi duhet ta ketë një Qeveri stabile dhe të fortë. Përveq rezultatit zgjedhor duhet par edhe dorën e fortë të Qendrave të Vendosjes në këtë proces. Të presim 14 shkurtin në mbrëmje të shohim.
Do të ketë zgjedhje pas zgjedhjeve apo koalicione të zorit dhe joparimore?..