Zgjedhjet ‘demokratike’ në Serbi, Musliu: Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë ‘OK’ me Vuçiqin

17 dhjetor 2023 | 15:24

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tash sipas raportimeve nga mediat serbe, pjesëmarrje e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 12:00 ka qenë 21.33 për qind.

E këto zgjedhje nuk kanë kaluar edhe pa incidente dhe parregullsi.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka shkruar në “X” se serbët po detyrohen të fotografojnë votën për t’ia dëshmuar presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Të ashtuquajturat zgjedhje në Serbi! Njerëzit duhet të bëjnë një fotografi të votës për të qenë në rregull me Aleksandër Vuçiq. Përshëndetje Evropë!”, ka shkruar Musliu.

Më herët është raportuar se vëzhguesit e CRTA (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi), është sulmuar në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre është shkatërruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur i…