ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT 2021, SHPËRTHIM I MADH SI LLAVË VULLKANI

16 shkurt 2021 | 13:08

Ismet Sylejmani

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021 të mbajtura në Kosovë, me këto rezultate që dolën nga to, e dëshmuan katërcipërisht se ka ngjarë ajo që nuk eshte evidentuar në asnjë vend demokratik në Europë dhe me gjerë!

Pra shohim se ka ndodhur ajo, që nuk mbahet mend se ka ndodhur në të kaluarën, dhe kjo nuk është parë as në nivelin europian e as në atë botërorë, në sistemin parlamentar demokratik të qeverisjes paqësore progresive!

Sikur të kishte mundësi që përballë kësaj përmbysjeje pothuaj totale që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, të pergatitej një strategji inteligjente veprimi moderne shterore, ku gjithë kjo energji e madhe që ka shpërthyer si llavë vullkani, të kanalizohej, të shfrytëzohej në fusha të caktuara ekonomike, prodhuese, teknologjike, shkencore…, do të ishte një mrekulli e madhe!…

Besoj se do të ndodhë…

Prishtinë, 15 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka e Italisë deklaroi se një serë treguesish eksperimentalë që…