Zgjedhjet e 14 shkurtit kushtuan 4 milionë e 469 mijë euro

07 qershor 2021 | 11:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në mbledhjen e KQZ-së, anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, cili është kryesues i Këshillit për Buxhet, ka treguar koston e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ai ka bërë me dije se nga planifikimi prej 5 milionë e 578 mijë e 712 euro, janë shpenzuar 4 milionë e 469 mijë e 764 euro për këto zgjedhje.

Sipas tij, në total është shpenzuar 80 për qind e planifikimit buxhetor.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zeqir Kiqina, ushtrues i detyrës së kryeshefit të Telekomit të…