Zgjedhjet e 6 tetorit, të paparashikueshme
Njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore, njëherësh menaxher i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Artan Murati, ka thënë se në fushatë ka pasur garë më të gjerë mes kandidatëve për kryeministër dhe partitë politike janë treguar më të disiplinuara për respektimin e kodit të mirësjelljes.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë të paparashikueshme dhe shumë të ngushta në mes të subjekteve kryesore politike.
Murati ka theksuar se këto zgjedhje duhet të prodhojnë institucione të besueshme dhe të afta për të punuar për të mirën e qytetarëve.
“Numri i lartë i papunësisë, zhvillimi ekonomik, sundimi i rendit dhe ligjit, funksionalizimi i arsimit dhe shëndetësisë janë vetëm disa prej çështjeve urgjente që duhet të trajtohen denjësisht nga institucionet që dalin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, andaj rrjedhimisht qytetarët duhet të dalin sa më masivisht në zgjedhje për t’u bërë hisedarë në vendimmarrje e në të ardhmen e vendit”, është shprehur ai, duke shtuar se legjislatura e shtatë nuk duhet t’i ngjajë asaj paraprakes.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”)