Zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora të jetë e përgjegjshme për të mos e futur atdheun në aventura të rrezikshme

09 janar 2025 | 21:05

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë thirrje që më 9 shkurt diaspora të jetë e përgjegjshme në votë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se diaspora duhet të bëhet e përgjegjshme për të mos e futur atdheun në aventura të rrezikshme që tentohet të vritet ardhmëria euroatlantike e vendit tonë.

“Kosovë: Çdo herë kur largoheshim ishim me lot në sy, tani me lot në zemër, ke qenë dhe mbetesh e shenjt për ata që i linde, hakun ta kemi dhanë për lirinë tënde por kemi obligim edhe për shtetndërtimin tënd në vlerat demokratike me ngjyra blu. Te lindem me gjak dhe nuk guxojmë të humbim me votë, jemi para një sfide që nuk guxojmë të tradhtojmë ëndrrat tona për ty, do të kthehemi për të konfirmuar se të duam në vlerat liberal demokratike, nuk guxojmë të bëjmë tradhtinë që të mbetesh me forcat politike me ngjyra të armiqve tanë që të torturuan me shekuj. Diaspora duhet të bëhet e përgjegjshme për të mos e futur atdheun në aventura të rrezikshme që tentohet të vritet ardhmëria euroatlantike e vendit tonë. Do të kthehemi që me votat tona do të ngjyrosim me ngjyra jete!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e madhe ere, bimësia e tejrritur dhe kushtet…