Zgjedhjet e 9 shkurtit, Elmi Reçica lavdëron Degën e PDK-së në Dragash për mobilizim
28 janar 2025
| 16:17
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka qëndruar të martën në Komunën e Dragashit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë qëndrimit në Dragash, Reçica ka takuar strukturat e PDK-së dhe ka vizituar zyrat e OVL-UÇK-së në këtë komunë.
Me këtë rast, Reçica ka thënë se strukturat e PDK-së në Dragash dhe në krejt Kosovën janë duke punuar me përkushtim për ta përçuar mesazhin e fitores së PDK-së.
“Në Dragash, me strukturat e Degës së PDK-së, të cilat po punojnë me përkushtim për të përçuar kudo mesazhin për vizionin dhe programin qeverisës të PDK-së”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.
Elmi Reçica në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 17.