
Zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhjet me të parregullta dhe me të manipuluarat që nga paslufta
Kandidati për deputet i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhjet me të parregullta dhe me të manipuluarat që nga paslufta.
Ai ka thënë se këto zgjedhje ia kalojnë për parregullsi edhe zgjedhjeve të 2010-s.
“Kjo falë ‘ndryshimeve’ ligjore dhe sektit në pushtet, ku është bërë një regres në këtë proces demokratik”, shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ka përsëritur se Kuvendi i ardhshëm do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit e qytetarëve.
Postimi i plotë i Zafir Berishës:
Koha dhe ankesat po e vërtetojnë atë që e kamë shkruar me 18 shkurt 2025:
“Nëse në të kaluarën 5 deri 10% kanë vendosë në Qendrën e numërimit të votave se kush duhet të jetën deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhje e fundit, Qendrat e numërimit nëpër komuna janë duke vendosë 60 deri 70%!
Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.”
——————————————————————-
Zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhjet me të parregullta dhe të manipuluara që nga pas lufta, ja kalojnë për parregullsi edhe zgjedhjeve të 2010, dhe kjo falë “ndryshimeve” ligjore dhe sektit në pushtet, ku është bërë një regres në këtë proces demokratik.