Zgjedhjet e brendshme në LV, Kurti tregon se çka kanë prioritet

12 qershor 2022 | 18:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar dhe ka inkurajuar të gjithë anëtarët të marrin pjesë në to.

“Lëvizja jonë është duke kaluar në një proces tejet të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve të brendshme, kemi thënë që viti 2022, për se brendshmi si organizatë, do të jetë vit që ia kushtojmë zgjedhjeve dhe këtë po e bëjmë, zgjedhjet kanë filluar tashmë dhe inkurajojmë të gjithë që të vazhdojnë të marrin pjesë në to dhe të japim më të mirën e tyre, kemi nevojë për çdo anëtar nga 60 mijë sa i ka lëvizja, të marrin pjesë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se vëmendja e tyre në këto zgjedhje është e orientuar kah gratë, rinia e mërgata.

“Në këto zgjedhje për herë të parë do ta kemi organin për rininë, gratë dhe për mërgatë. Vëmendja jonë edhe në zgjedhjet e brendshme është e orientuar te ata”, ka shtuar ai.

Kurti foli edhe për kohën e shkrimit të parullës, “Jo negociata, vetëvendosje”.

“Më 12 qershor 2005 është themeluar VV, duke shkruar parullën ‘Jo negociata, vetëvendosje’, pjesa e parë e parullës i ka 11 shkronja, VV 12, bëjnë 23 dhe pikëçuditja 24, 24 aktivistë, secili nga një shenjë e patëm shkruar me sprej”.

Ai tha se asnjëri nuk e ka ditur që do të jenë në pozita të rëndësishme drejtuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar…